Receta e ditës - Bakllasarëm dhe Gulash me patate dhe sallam / Pjesa e parë

6 Nëntor 2018, 15:21

Receta e parë: Bakllasarëm

Brumi:

800 gr miell

Kripë

1 lugë gjelle vaj

400 ml ujë

Spërkatje:

100 gr gjalp

70 ml vaj

1,5 l kos

10 thelpinj hudhër

Fillimisht në një tepsi vendosim miellin, hapim një gropë në mes dhe vendosim 1 lugë gjelle vaj, 1 lugë gjelle uthull, 1 lugë çaji kripë dhe ujë. Përziejmë gradualisht miellin pak nga pak deri sa të na formohet një brumë si për byrek . E punojmë brumin për 10 minuta dhe e mbulojmë me pecetë duke e lënë të pushojë për 20 minuta. E zbulojmë , e punojmë pak dhe e presim në kulaçë mesatarë, jo shumë të mëdhenj. I mbulojmë përsëri dhe i lëmë të pushojë për 10 minuta. Hapim kulaçkat me një diametër rreth 20 cm. e lyejmë petën me yndyrë dhe vendosim përsëri një kulaçkë të hapur. Kështu vazhdojmë me rreth 10 kulaçka të hapura të lyera me yndyrë.të gjitha këto, të bashkuara me njëra tjetrën, i vendosim në mes të tepsisë. Lyjmë dorën me vaj dhe duke i ngjeshur dhe hapur me dorë në mënyrë rrethore, e hapim deri sa të arrijë në anë të tepsisë. Të njëjtën gjë bëjmë dhe me kulaçkat e tjera. I hapim 20 cm, i lyejmë me vaj, jo me niseshte dhe  në fund duke i ngjeshur lehtë me dorë në mënyrë rrethore, hapim petënaq sa tepsia.( Mund ta hapni edhe me rolon , por është e vështirë sepse petët janë lyer me vaj dhe jo me niseshte).

Në fund e presim piten në copë mesatatre dhe e pjekim për 25 minuta në temperaturë 200ºC.

Ndërkohë shtypim hudhrat dhe i bashkojmë ato me kosin e pak kripë. Me tu pjekur pitja, e shpërndajmë kosin mbi të dhe e vendosim në furrë për 5-10 minuta sat ë përthithet nga pitja.Në fund e lëmë të ftohet dhe e shërbejmë.