Receta e ditës - Bohçe të mbushura me radikio e arra, sallatë me kuinoa e asparag dhe sallatë Çezar / Pjesa e parë

8 Janar 2019, 08:40

Receta e parë:Bohçe të mbushura me radikio, arra dhe gorgonzola

Përbërësit:

2 vezë

125 gr miell

250 ml qumësht

20 gr gjalp

Pak kripë

Gjethe radikio

80 gr gorgonzola

50 gr arra

1 dardhë ose mollë jeshile

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët, miellin , qumështin, gjalpin e shkrirë, pak kripë dhe i trazojmë mirë të gjithë përbërësit. I kalojmë në sitë, e mbyllim tasin me celefon dhe e lëmë brumin të pushojë në frigorifer për 30 minuta. Më pas lyejmë tiganin e krepave me pak gjalp. Shtojmë 1 garuzhde me brum dhe e pjekim. Në momentin që e shohim se krepi bulëzon në flluska, e kthejmë , e pjekim dhe nga ana tjetër dhe i largojmë në dërrasën e punës e punës. I lëmë të ftohen.

Ndërkohë, 5 gjethe mesatare radikio i preism hollë. Qërojmë dardhën dhe e presim në kubikë të vegjël. Shtypim vrazhdë pak djath gorgonzola, zgjedhim disa bsikota qepë të holla dhe i vendosim ato në ujë të nxehtë.

Vendosim një krep në tavolinën e punës. Në qendër të tij vëmë pak gjethe radikio, 1lugë çaji arra të copëtuara, disa kuba të vegjël me dardha, 1 lugë çaji gorgonzola. E mbledhim krepin si një bohçe dhe e lidhim me një bisht qepe.

Kështu vazhdojmë me të gjithë krepat. Në fund i vendosim ato në një tavë dhe më pas i vendosim në furrë në temperaturën 180º gradë për 5-6 minuta deri sa djathi gorgonzola të fillojë të shkrijë dhe të bashkohet me përbërësit brenda në bohçe. Më pas i servirim.