Receta e ditës - Brokoli e lulelakër në furrë dhe mëlçi pule me kërpudha / Pjesa e parë

9 Tetor 2018, 16:13

Receta e parë: Brokoli dhe lulelakër në furrë

Përbërësit:

500 gr brokoli

500 gr lulelakër

3 të verdha veze

100 gr djath i bardhë

100 gr kaçkavall i butë

1 gotë qumësht

30 gr gjalp

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja :

Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë për të valuar. Ndajmë luleklakrën dhe brokolin në lule dhe i shpëlajmë mirë me ujë të bollshëm.

Shtojmë kripën në tenxhere dhe vendosim fillimisht lulelakrën të ziejë 3 minuta. Më pas shtojmë brokolin dhe i lëmë së bashku të ziejnë edhe për 3 minuta të tjera. I largojmë më pas perimet, i kullojmë dhe i vendosim në një tavë të lyer mirë me gjalp.

Ndërkohë në një tas rrahim 3 të verdha veze me  djathin e bardhë të thërrmuar, djathin kaçkavall të grirë në rende, qumësht, kripë dhe piper të zi.

Të gjithë përbërësit e përzier në tas i hedhim mbi lulelakrën dhe brokolin duke i spërkatur në të gjithë sipërfaqen. Vendosim disa thërrime gjalp mbi të dhe vendosim tavën në furrën e paragraduar në temperaturën 180ºC  për 20-25 minuta derisa të zëjë një cipë të kuqerremtë. Në fund e shërbejmë duke e përzier me pak vaj ulliri.