Receta e ditës - Bullgur kokërrmadh me pulë tave me brokoli e lulelakër / Pjesa e dytë

11 Janar 2019, 15:13

Receta e dytë: Tavë me brokoli dhe lulelakër

Përbërësit:

500 gr brokoli

500 gr lulelakër

3 kokrra vezë (të verdhat)

100 gr djath i bardhë

100 gr djath kaçkavall

 Kripë dhe piper i zi

1 gotë qumësht

30 gr gjalp

Përgatitja:

Ndajmë lulelakrën dhe brokolin në lule  dhe i shpëlajmë mire. Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë të vluar, shtojmë në të kripë dhe fillimisht ziejmë lulelakrën për 3 minuta dhe më pas shtojmë brokolin dhe i lemë të ziejnë së bashku për 3-4 minuta. Largojmë më pas perimet dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë.

Ndërkohë në një tas përziejmë të verdhat e vezëve me djathin e bardhë të thërrmuar dhe djathin kaçkavall të grirë në rende. I përziejmë mirë duke shtuar më pas një gotë qumësht, kripë dhe piper të zi. E shtojmë më pas këtë masë në taven me brokoli dhe lulelakër, vendosim disa thërrime gjalpë dhe e fusim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta derisa të marrë një cipë të kuqerremtë. Në fund e servirim duke e spërkatur me pak vaj ulliri.