Receta e ditës - Bullgur kokërrmadh me pulë tave me brokoli e lulelakër / Pjesa e parë

11 Janar 2019, 15:14

Receta e parë: Bullgur kokërrmadh me pulë

Përbërja:

1 gotë uji bullgur kokërrmadh

2 lgj vaj ulliri

100 gr kraharor pule

4 qepë jeshile

3 kajsi të thata

1 lugë margarinë

1 lk kripë

1 lç piper i zi

2 gota ujë i zier

Përgatitja:

Shtojmë në tigan vajin e ullirit dha margarinën. Pasi të shkrijë, shtojmë mishin e pulës të prerë në kubikë. E kaurdisim për 3 minuta dhe më pas shtojmë qepët dha kajsitë e kaurdisura. Më pas bullgurin, kripën, piperin e zi dhe ujin e zier. I lëmë në zjarr për 15 minuta. E servirim pas 20 minutash.