Receta e ditës - Byrek me petë të pjekura e djath / Supë me asparag dhe bizele / Luleshtrydhe me krem dhe çokollatë ( Pjesa e dytë )

18 Prill 2019, 13:46

Receta e dytë: Supë me asparag dhe bizele

Përbërësit:

500 gr asparag

2 qepë të njoma

1 thelb hudhër

1 lgj erëza perime të thata

500 gr bizele

1 lgj uthull

100 gr krem kosi

3-4 gjethe borzilok

Vaj ulliri

Kripë

1 lç sheqer

Përgatitja:

Lajmë dhe pastrojmë fundet e asparagut dhe e presim atë në copa duke ruajtur disa maja për dekor. Vendosim tenxheren me 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe hedim në të qepën e prerë në unaza, 1 thelb hudhër, asparagët e prerë në copëza, 1 lugë gjelle erëza me perime të thata, 1,2 litër ujë, bizelet dhe i lëmë të ziejnë për 10-15 minuta. Në 5 minutat e fundit shtojmë pak borzilok.

Vendosim 1 tigan të vogël me 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim për 3-4 minuta majat e asparagur që hoqëm mënjanë.

Kalojmë supën në blender, e rregullojmë shijen me kripë, sheqer, uthull e piper. Shërbejmë supën duke vendosur pak krem kosi dhe e dekorojmë atë me majat e asparagut në krye.