Receta e parë: Çomlek me peshk
Përbërësit:
1,2 kg peshk (levrek, qefull ose koc)
800 gr qepë të vogla
100 ml vaj
2 kokrra hudhra
100 ml pure domate
½ lk sheqer
Kripë dhe piper i zi
3 lgj uthull rrushi
2 gjethe dafine
Miell
½ gotë verë e bardhë
Përgatitja:
Presim peshkun. Qepët i presim më katërsh. Hudhrat i presim vetëm pak në majë dhe tek bishti. Peshkun e pudrosim pak me miell dhe e skuqim. Në tiganin e peshkut shtojmë pak vaj dhe kaurdisim qepët deri sa të zbuten pak . shtojmë kripë , piper të zi, hudhrat, salcën e domates , pak sheqer, 150 ml ujë. I lëmë qepët të vlojnë dhe shtojmë pak uthull e majdanoz. Vendosim qepën në një tavë . shtojmë në të dafinë. Vendosim copat e peshkut dhe më pas spërkatim me pak verë. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 200ºC për 20-25 minuta.