Receta e parë : Ëmbëlsirë me çokollatë
Përbërësit:
300 gr çokollatë
100 ml vaj lulesh ose gjalp
200 gr sheqer
Vanilje
3 kokrra vezë
100 gr lajthi
150 gr miell
¼ lugë kafe pluhur pjekës
3 lugë gjelle kakao
½ lugë kafe kripë
Përgatitja :
Ndezim furrën në temperaturën 175 gradë. Fillimisht bashkojmë çokollatën e copëtuar së bashku me vajin dhe e vendosim në temperaturë të ulët për 3-4 minuta sa ccokollata të zhytet. E largojmë nga zjarri, e trazojmë me tel në mënyrë që të shkrijëë plotësisht dhe e lëmë mënjanë të vaket në tas ( e largojmë nga tenxherja).
Në tasin ku vendosëm ccokollatën shtojmë sheqerin, vaniljen dhe i trazojmë së bashku. Duke i trazuar shtojmë një nga një vezët duke i trazuar në një interval kohe 2 minuta. ( I trazojmë mirë me mikser)
Bashkojmë në një tas tjetër përbësrësit e thatë ( miellin, kakaon , ¼ lugë pluhur pjekës dhe kripë)
Shtojmë në tasin me përbërësit lëngshëm lajthitë e copëtuara dhe më pas shtojmë miellin me përbërësit e tjerë. I trazojmë mirë me tel ose rrahëse vezësh. Në fund shtojmë 50 gr ccokollatë të copëtuar në kubikë dhe më pas e shrtojmë në tavë ku më parë kemi vendosur letër pjekje. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 175 º C për 15-20 minuta.