Receta e ditës - Fruta të granituara në furrë dhe makarona me ton e ullinj / Pjesa e dytë

19 Korrik 2019, 11:17

Receta e dytë: Makarona me ton dhe ullinj

Përbërësit:

400 gr makarona

200 gr ton

400 gr pure domate

Vaj ulliri

1 thelb hudhër

Pak spec pikant

2 lgj kaperi

Kripë dhe piper i zi

80 gr ullinj të zinj

Majdanoz

Përgatitja:

Vendosim një tigan të thellë me vaj ulliri. Kaurdisim një thelb hudhër dhe shtojmë pak spec të kuq pikant. I lëmë për 1 minutë dhe shtojmë në tigan purenë e domates. Në tenxheren me ujë të valuar shtojmë kripë dhe ziejmë makaronat 3 minuta më pak se shkruhet në etiketë. Shpëlajmë kaperin dhe e shtojmë në salcë. Largojmë hudhrën nga salca. Presim ullinjtë në gjysma dhe gjysmat i shtojmë në salcë. Shtojmë dhe peshkun ton të kulluar nga yndyra dhe i përziejmë mirë në salcë. Ndërkohë kullojmë makaronat dhe i shtojmë në salcë. Shtojmë gjysmë garuzhde këng makaronash. I lëmë makaronat të vazhdojnë zierjen dhe 3 minuta deri sa të përthithin lëngun e tepërt dhe salca të jetë kremoze e lidhur. Në fund shtojmë majdanoz të grirë hollë dhe makaronat janë gati për shërbim.