Receta e ditës - Gjizanik dhe fileto pule me pesto e domate / Pjesa e parë

28 Shtator 2018, 10:41

Receta e parë : Gjizanik

Përbërësit:

1 kg gjizë

5 të verdha veze

2 lugë gjelle miell misri

2 lugë gjelle miell gruri

Nenexhik

6-7 qepë të njoma

100 gr gjalp

Piper i kuq

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Rrahim të verdhat e vezëve , shtojmë pak vaj ulliri , shtojmë qepët e njoma të prera në unaza dhe  nenexhik të grirë hollë. Shtojmë miellin e misrit , miellin e grurit dhe i përziejmë  së bashku, e më pas shtojmë gradualisht gjizën. Pasi e trazojmë mirë dhe na formohet një masë homogjene, e vendosim në një tavë (mundësisht dheu), të lyer me pak gjalp.

 E nivelojmë gjizën , dhe me ndihmën e kurrizit të lugës bëjmë disa gropëza. Shtojmë gjalpin duke shtuar pak piper të kuq . gjalpin e shpërndajmë mbi gjizanik. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180ºC për 20-30 minuta.