Receta e dytë : Qofte me miell misri
Përbërësit:
200 gr miell misri
400 ml ujë
4 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 lugë kafe sodë buke
3 kokrra vezë
100 gr djath i thërrmuar
3 lugë gjelle miell gruri
Vaj për skuqje
Majdanoz
Nenexhik
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Vendosim tenxheren me zjarr me ujë, vaj dhe kripë. Përziejmë miellin me pak sodë buke vendosim ujin të vlojë. Shtojmë miellin e misrit dhe e trazojmë vazhdimisht deri sa të na formohet një brumë i trashë . E pjekim si hallvë, deri sa mielli të na shkëputet nga tenxherja dhe luga.
Hedhim brumin në një tas , e lëmë të ulet temperatura dhe më pas shtojmë vezët, djathin , erëzat. I përziejmë së bashku me përbërësit e tjerëv dhe më pas formojmë qoftet sipas dëshirës tonë.
Mund ti skuqim duke i pudrosur më parë me pak miell misri ose dhe mund ti pjekim në një tepsi ku kemi shtruar më parë një letër pjekje dhe i vendosim në furrë në temperaturën 220ºC për 15 minuta.