Receta e ditës - Harapash me djath e qumësht dhe pastiçe me kimë / Pjesa e parë

7 Mars 2019, 09:17

Receta e parë:  Pastiçe me kimë

Përbërësit:

400 gr makarona

2 kokrra qepë

3-4 thelpinj hudhër

1 spec

400 gr mish i grirë

100 ml verë të bardhë

1 shkop kanellë

Kripë+ piper i zi + pak rigon

150 gr pure patate

¾ gotë ujë

Beshameli

50 gr gjalp

50 gr miell

500 ml qumësht

2 të verdha veze

Kripë

Arrë moskat

80 gr parmixhan

Përgatitja:

Në një enë ngrohim vajin dhe shtojmë në të qepët e grira imët, hudhrat e mishin e grirë. E kaurdisim deri sa të ndryshojmë ngjyrë dhe shtojmë 1 spec të grirë hollë, e më pas shuajmë mishin me verë. Shtojmë kripë, 1 shkop kanellë, pure domate, ulë dhe më pas e lëmë të marrë valë.

Ziejmë makaronat për 2 minuta më pak se minutazhi në etiketë. I kullojmë dhe më pas i kaurdisim makaronat në një tas të madh. Shtojmë kimën e përgatitur në tas tek makaronat dhe i përziejmë mirë së bashku.

Përgatisim beshamelin, shkrijmë gjalpin dhe miellin dhe i trazojmë së bashku, por jo të marrë mislli ngjyrë. Shtojmë qumështin gradualisht dhe vazhdojmë përzierjen me qëllim që të mos bëhet beshameli kokërr. Elëm të marrë valë beshameli dhe më pas e largojmë nga zjarri. Shtojmë gjysmën e djathit parmixhan, 2 të verdha veze, kripë e arrë moskat.

Në tavën që do të pjekim pasticen  shtojmë 3 lugë gjelle krem karameli në tasin me makarona dhe kimë.

Lyejmë një tepsi me vaj dhe e spërkatim me galetë (bukë të thekur të thërrmuar). Shtojmë makaronat me kimë duke i niveluar ato. Në fund mbulojmë komplet sipërfaqen me beshamel, e pudrosim me pak djath parmixhan. Vendosim tepsine në furrën e parangrohur 200ºC për 25-30 minuta.