Receta e ditës - Kek i butë me tërshërë dhe fërgesë me speca e sallam / Pjesa e parë

22 Mars 2019, 09:53

Receta e parë: Kek i butë me tërshërë

Përbërësit:

3 kokrra vezë

100 gr sheqer kaf

1 lç ekstrakt vanilje

2 lgj vaj

100 gr kos

200 gr tërshërë ( e bluar)

1 lç pluhur pjekës

100 gr arra

2-3 lgj çokollatë e zezë

50 gr boronicë

Përgatitja:

Vendosim tërshërën në grirësen e qepës dhe e grijmë atë në një miell të trashë. Në një tas rrahim 3 kokrra vezë, 100 gr sheqer kaf dhe i përziejmë deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë 1 lugë ccaji ekstrakt vanilje, vaj, kos, tërshërë , 1 lugë ccaji plihur pjekës dhe vazhdojmë përzierjen. Shtojmë arrat e copëtuara, ccokollatën e zezë, boronicë dhe i përziejmë. Lyejmë tepsinë me yndyrë, e pudrosim me miell dhe shtojmë brumin. E nivelojmë atë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 175ºC për 40-45 minuta.