Receta e ditës - Kek me fara chija dhe fileto viçi me verë të kuqe / Pjesa e parë

28 Dhjetor 2018, 08:42

Receta e parë: Kek me Fara Chia

Përbërësit:

1kg miell

Sodë buke, 1 lgj vanilje

Pak kripë , 100 gr sheqer

150 gr gjalp i shkrirë

2 vezë

Lëkurë limoni

1 lgj vaj ulliri

1 gotë kos

2 lgj fara chia

Përgatitja:

Në një enë kombinoni 500 gr miell, pluhurin pjekës, vaniljen dhe kripën. Ndërkohë në një enë tjetër shtoni sheqerin, gjalpin, vezët dhe i rrihni mirë. Më pas shtoni lëkurën e limonit dhe vajin e ullirit. Tani i kombinoni të dyja masat në një enë të vetme. Shtoni dhe farat chia. Përziejini edhe një herë deri sa të krijohet një masë homogjene. Lyeni tavën e kekut me pak gjalpë dhe shtroni me kujdes masën që përgatitet. Piqeni kekun për 30 minuta në temperaturë 180ºC. Shtoni pak sheqer pluhur sipër.