Receta e ditës - Kek të vegjël me kungull të njomë dhe qofte me qull dhe arra / Pjesa e parë

19 Nëntor 2018, 14:19

Receta e parë :Kekë të vegjël me kungull të njomë

Përbërësit:

400 gr kunguj të njomë

½ qepë

Majdanoz

100 gr gjizë

3 kokrra vezë

230 gr miell

1 lugë çaji pluhur pjekës

60 ml vaj ulliri

70 ml qumësht

Kripë dhe piper i zi

6 domate qershi

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim qepën me 1 lugë gjelle vaj ulliri sa të zbutet. Vezët i hedhim në  një tas . shtojmë kripë piper të zi dhe i rrahim mirë. Shtojmë gjithashtu 3 lugë gjelle vaj ulliri, 100 ml qumësht, kungullin e grirë në rende, miell, pluhur pjekës , qepën e zbutur dhe gjizën. I ndajmë në forma, i vendosim një gjysëm domate në qendër dhe i vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 180ºC për 25-30 minuta.