Receta e ditës - Krepa të mbushur me spinaq e vezë dhe rizoto me bizele e pancetë / Pjesa e parë

18 Mars 2019, 09:06

Receta e parë: Krepa të mbushur me spinaq dhe vezë

Përbërësit:

Krepat

225 miell

½ lk kripë

3 kokrra vezë

20 gr gjalp

500 ml qumësht

Mbushja

800 gr spinaq

Kopër + majdanoz

Kripë  + arrëmoskat

3 lgj vaj ulliri

100 gr djath i bardhë

1 vezë për çdo krep

Krepat:

Në një tas vendosim miellin, kripën, vezët dhe gjalpin e tretur, qumështin dhe i trazojmë mirë. Pasi e mbulojmë tasin me celefon e vendosim të paktën për 1 orë në frigorifer.

Pasi të pushojë brumi lyejmë tiganin fare pak me gjalp dhe shtojmë në tigan një garuzhde krem krepash, e më pas i pjekim për 30 sekonda nga çdo anë.

Mbushja:

Spinaqin të larë dhe të kulluar e grijmë dhe e vendosim në një tas. Shtojmë në të majdanoz, kopër, pak kripë dhe e shtypim lehtësisht me dorë. Shtojmë arrën moskat, djathin e thërrmuar, vaj ulliri dhe i trazojmë me lugë druri.

Lyejmë një tavë me pak vaj.në një pjatë vendosim 1 krep. Përhapim mbi të spinaq, mbledhim fillimisht anët e më pas e bëjmë role. E vendosim në tavë me mbylljen nga poshtë dhe në këtë mënyrë cvazhdojmë edhe me krepat e tjerë.

Bëjmë 1 prerje për çdo krep të mbështjellë dhe në të vendosim nga 1 vezë ose të verdhë veze ( si të dëshironi). E vendosim në furrë për 15-18 minuta, si ta dëshironi pjekjen e vezëve dhe më pas e shërbejmë.