Receta e ditës - Kunguj të mbushur dhe sallatë me perime të pjekura e pulë / Pjesa e dytë

29 Nëntor 2018, 15:37

Receta e dytë :Sallatë me perime të pjekura dhe pulë

Përbërësit:

300 gr fileto pule

1 spec i kuq

1spec i verdhë

1 kungull i njomë

100 gr kërpudha

10 domate qershi

Rukola dhe radikio

125 gr moxarela

Kripë dhe piper i zi

Dresing:

½ lugë çaji mustardë

½ lugë kafeje sheqer ose mjalë

2 lugë gjelle lëng limoni

4 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle uthull balsamike

Përgatitja:

Në një pjatancë shtrojmë rukola dhe pak radikio e domatet qershi të ndara në gjysma. Fileton e pulës të marinuar me ujë, dado gallina blanca pule dhe pak vaj e skuqim në një tigan ose të plotë ose në copa sa një kafshatë. Nëse është e plotë, pasi të piqet mirë e presim në feta.

Presim perimet në copa mesatare dhe i pjekim në një tigan zgare. (specat + kungullin+kërpudhat).

Dresingun e vendosim në një tas ½ lugë çaji mustardë, sheqer ose mjaltë , 2 lugë gjelle lëng limoni , vaj ulliri, 1 lugë gjelle uthull balsamike kripë e piper. Pasi i trazojmë mirë marinojmë sallatën.