Receta e ditës - Kunguj të mbushur dhe sallatë me perime të pjekura e pulë / Pjesa e parë

29 Nëntor 2018, 15:39

Receta e parë : Kunguj të mbushur

Përbërësit:

200 gr oriz

1 kg kunguj të njomë

600 ml lëng perimesh

4-5 qepë të njoma

2 domate mesatare

Kripë dhe piper i zi

Vaj ulliri

100 gr krem kosi

2 të verdha veze

50 gr parmixhan

200 gr salcë kosi

2 lugë gjelle pure domate

1 tufë kopër

Përgatitja:

Fillimisht lajmë dhe thajmë kungujt e i presim ata vertikalisht në dysh. Boshatisim tulin brenda ( si në formë varke) duke lënë pjesët anësore me një trashësi 0,5 cm. tulin e kungujve e grijmë hollë në kubikë të vegjël, ndërsa qepët i presim në unaza të holla. Domatet i pastrojmë nga lëngu e farat dhe i presim në kubikë të vegjël. Ndërkohë kemi vendosur dhe orizin për të zier aldent dhe pasi të ziejë e vendosim në një tas që të ftohet. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepët për 4 minuta, sapo qepa të zbutet shtojmë tulin e kungujve dhe i kaurdisim së bashku me domatet, kripë e piper të zi.

Trazojmë kremin e kosit me 2 të verdha veze. Në tasin e orizit shtojmë ½  e djathit parmixhan bashkë me kremin e kosit  të trazuar me vezë. Shtojmë edhe perimet e gatuara, koprën apo rigonin(sipas dëshirës) e trazojmë të gjithë përbërësit në tas.

Vendosim gjysmat e kungullit në një tepsi të lyer me vaj. Spërkatim me pak kripë e piper të zi dhe i mbushim të gjithë me orizin e përzier. Përsëri në fund i spërkatim me pak vaj ulliri dhe e pudrosim sipërfaqen e mbushjes me pak parmixhan të grirë.

Në fund shtojmë në tavë 150 ml lëng perimesh, pa e lagur mbushjen dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180-200 ºC për 25 minuta. Në fund e shërbesjmë me pak kos me salcë të skuqur ( duke e skuqur salcën me pak vaj dhe duke e shtuar mbi kos).