Receta e ditës - Lakror me lakër turshi dhe supë me hudhra / Pjesa e parë

24 Janar 2020, 13:40

Lakror me lakër turshi (me 2 petë)

Përbërësit:

Brumi:

1 filxhan çaji kos

1 filxhan çaji ujë

Kripë

2 lugë gjelle vaj ulliri

400 gr miell

1 lugë kafeje sodë buke

Mbushja:

1 qepë

1 kg lakër turshi

Kripë dhe piper i zi

1 lugë gjelle piper i kuq

Vaj ulliri

1 lugë gjelle gjalp

Përgatitja:

Lakrën e shpëlajmë mirë dhe e presim shumë hollë.

Në një tas të madh hedhim kosin, ujin, kripën dhe vajin. I përziejmë të gjithë përbërësit. Shtojmë sodën te mielli dhe e trazojmë duke shtuar pak nga pak tek tasi me kos dhe ujë. Punojmë brumin duke shtuar miellin derisa masa të marrë trajtën e një brumi si për byrek. Pasi e punojmë brumin mirë për 10 minuta e ndajmë në dy pjesë, e mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 30-40 minuta.

Ndërkohë gjatë kësaj kohe në një tigan kaurdisim qepën të prerë në kubikë të vegjël  derisa të bëhet transparente dhe të zbutet mirë. Shtojmë lakrën dhe I kaurdisim së bashku derisa lakra të ulë volumin. Shtojmë kripë nëse duhet, piper të zi, një lugë gjelle piper t6ë kuq, I përziejmë mirë duke shtuar ½ gote ujë dhe e lëmë të ziejë derisa uji të avullojë dhe të mos ketë më lëng në tigan.