Receta e ditës - Mëlçi pule me domate e vezë dhe sallate me makarona e spinaq / Pjesa e parë

5 Prill 2019, 11:20

Receta e parë: Mëlçi pule me domate dhe vezë

Përbërësit:

400 gr mëlçi pule

1 kokërr qepë

3 thelpinj hudhër

pak rigon

1 spec jeshil

100 ml verë të bardhë

kripë+piper të zi

3-4 domate mesatare

80 gr kaçkavall i butë

4 kokrra vezë

vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim mëlçitë derisa të ndryshojnë ngjyrë. Shtojmë qepën të prerë në kubikë të vegjël dhe i kaurdisim deri sa qepa të zbutet. Shtojmë hudhrën e prerë imët, rigonin , specin e prerë në kubikë të vegjël. I trazojmë së bashku dhe i shuajmë me gjysëm gotë vere të bardhë.

Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, shtojmë domatet e qëruara nga lëkura dhe të prera në kubikë. I japim një valë për 10 minuta dhe më pas transferojmë mëlçitë në tavë dheu individuale. Shtojmë pak djath të grirë në rende. Në fund mund të shtoni vezët dhe izolojmë komplet sipërfaqen e tavës me qëllim që edhe mëlçitë të mos thahen. E vendosim në furrë për 10 minuta deri sat ë mpikset veza.