Receta e ditës - Mini pica me bukë dhe pulë me erëza / Pjesa e parë

3 Tetor 2018, 11:49

Receta e parë: Mini pica me bukë

Përbërësit:

6-8 feta bukë

1 spec pikant

2 speca jeshilë

1 qepë e kuqe

1 domate

5 feta proshutë e tymosur

1/2 lugë ccaji rigon

80 gr pure domate

100 gr djath pice

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Në një tepsi shtojmë letër pjekje dhe vendosim fetat e bukës. Në një tas të vetëm vendosim specin pikant të grirë shumë hollë, specat jeshilë të prerë në kubikë të vegjël me brinjë 0,5 cm si dhe qepën e grirë në kubikë të vegjël.

Domates i heqim farat , lëngun dhe tulin dhe e presim në kubikë të vegjël. Më pas e shtojmë në tas së bashku me specat dhe qepën. Shtojmë në të pak kripë, piper të zi e rigon dhe i trazojmë së bashku. Ndërkohë presim dhe proshutën në shirita dhe kubikë të vegjël. Vendosim në ccdo fetë buke nga një lugë ccaji me pure domate.

E shpërndajmë mirë mbi sipërfaqen e bukës . Më pas në ccdo fetë buke vendosim nga një lugë e gjysëm perime të prera në kubikë. Mbi perime vendosim pak proshutë dhe në fund i mbulojmë me djath pice të grirë hollë. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 180ºC deri sa djathi të shkrijë dhe të fiksojë perimet në furrë.