Receta e dytë : Krepa të mbushur me krem dhe fruta
Përbërësit:
230 gr miell
30 gr kakao
50 gr sheqer
500 ml qumësht
4 vezë
40 gr gjalp
Pak kripë
Mbushja :
100 gr salcë kosi
150 gr pana ëmbëlsire
2 lugë gjelle sheqer pluhur
2 – 3 nektarina
Përgatitja :
Fillimisht sitim miellin , kakaon, gjysëm luge kafe kripë dhe i sitim në një tas. Shtojmë 2 lugë sheqer pluhur, qumësht dhe i trazojmë me tel dore deri sa të na formohet një brum i hollë.
Shtojmë 3 vezë të rrahura mirë dhe vazhdojmë përzierjen . shtojmë 2 lugë gjelle gjalpë dhe i përziejmë përsëri. E lëmë brumin të pushojë për 10 minuta.
Ngrohim tiganin dhe e lyejmë lehtë me pak gjalp. Shtojmë në të 1 garuzhde brumë në qendër dhe e hapim brumin. E lëmë të piqet nga njëra anë dhe e kthejmë deri sa krepat të piqen në të dyja anët.
Krepat duhet të jenë të ftohtë.
Rrahim panën dhe 1 lugë e gjysëm sheqer pluhur. Shtojmë salcën e kosit dhe i përziejmë se bashku. Lyejmë gjysmën e krepit me krem. Vendosim njëra pas tjetrës fetat e nektarinës dhe embështjellim krepin role.
Të njëjtën gjë bëjmë dhe me krepat etjerë.
Bashkojmë krepat e mbushur së bashku dhe i presim ato në gjatësi dhe pa i lëvizur i pudrosim me kakao.
I vendosim në një pjatancë dhe në fund u dekorojmë sipas shijeve tona.