Receta e ditës - Mish viçi me finok e karrota dhe cheesecake i ftohtë me gjalp kikiriku e nutella / Pjesa e parë

30 Prill 2019, 11:57

Receta e parë: Cheesecake i ftohtë me gjalp kikiriku dhe nutella

Përbërësit:

Për bazën:

250 gr biskota (pa yndyrë)

100 gr gjalp i tretur

Për kremin:

250 gr maskarpone

150 gr gjalp kikiriku

50 gr sheqer pluhur

100 gr çokollatë

200 ml pana ëmbëlsire

Për dekor:

1 lgj gjalp kikiriku

2 lgj nutella

Përgatitja:

Fillimisht grijmë biskotat duke i shtypur në një qese me një rolon. Tretim 100 gr gjalp dhe i përziejmë së bahsku me biskotat në një tas. Në një tepsi me bazë 20 cm shtrojmë një letër pjekje dhe nivelojmë në të biskotat e zhytura në gjalp, duke i ngjeshur mirë në të gjithë sipërfaqen. Vendosim tepsinë në frigorifer të ftohet për 30 minuta.

Kremi:

Në një tas vendosim maskarponen dhe sheqerin pluhur dhe i përziejmë me një lugë druri. Shtojmë në të edhe gjalpin e kikirikut.Rrahim panën dhe e bashkojmë me përbërësit e tjerë në tas. Shtojmë në fund çokollatën dhe vazhdojmë përzierjen. Nxjerrim tavën nga frigoriferi dhe shtojmë mbi bazë kremin e përgatitur. Vendosim tepsinë në frigorifer për 4 orë. Më pas e nxjerrim dhe e dekorojmë me nutella dhe gjalp kikiriku.