Receta e ditës - Muffin me perime dhe kotoleta viçi me djath mozarela / Pjesa e parë

1 Prill 2019, 15:23

Receta e parë: Muffin me perime

Përbërësit:

200 gr perime të ndryshme

4 vezë

180 gr miell

100 ml qumësht

80 ml vaj

4 lgj parmixhan i grirë

1 qepë e njomë

Pluhur pjekës

Kripë dhe piper i zi

Pak vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim në një tigan 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën e grirë  në rrathë deri sa të zbutet e më pas vendosim perimet e prera në kubikë të vegjël, ndërsa specin të prerë në shirita. I kaurdisim së bashku me qepën sa të ulin pak volumin për 7-8 minuta.

Në një tas rrahim vezët e plota. Shtojmë vaj, qumësht, parmixhanin e grirë , miellin, pluhurin pjekës kripë e piper. Të gjithë këto përbërës i përziejmë mirë në një tas deri sat ë përftohet një brumë i lëngshëm.  Shtojmë perimet, i përziejmë mirë së bashku (ruajmë pak për dekor). Ndajmë brumin në 12 kallëpe të lyera më parë me yndyrë dhe të pudrosim me miell.

Vendosim tavën në furrë në temperaturën 180ºC për 25 minuta. I lëmë muffins të ftohen dhe më pas i shërbejmë.