Receta e parë : Muffins(kekë të mbushur) me banane dhe çokollatë
Përbërësit :
2 banane
1 kokërr vezë
80 gr sgeqer
100 ml qumësht
100 gr gjalp
220 gr miell
2 lugë çaji pluhur pjekës
¼ lugë çaji kanellë
Kripë
Përgatitja:
Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 175 gradë. Vendosim kupa letre në një tepsi me forma për Muffins. Në një tas bashkojmë të gjithë përbësrësit e thatë si mielli, pluhuri pjekës, kripa dhe kanella. I trazojmë me tel dore dhe i lëmë mënjanë.
Në një tas tjetër bashkojmë përbërësit e lëngshëm. Shtypim bananet me një pirun dhe shtojmë sheqerin, vezët, gjalpin , qumështin duke i përzier mirë së bashku. I shtojmë këto tek tasi me miell duke i trazuar vazhdimisht përbërësit e lëngshëm me përbërësit e thatë. Kur shohim se është formuar një brum homogjen , shtojmë çokollatën në formë pike. I trazojmë mirë dhe më pas mbushim ¾ e kupave dhe i vendosim në tepsi për 20-25 minuta.