Receta e ditës - Patëllxhanë me arra dhe makarona me ton e mustardë / Pjesa e parë

30 Tetor 2018, 15:34

Receta e parë: Patëllxhanë me arra

Përbërësit:

4 patëllxhanë

2 kokrra qepë

4 thelpinj hudhër

3 domate

100 gr arra

1 degë rozmarinë

2 lugë gjelle salcë speci

100 gr djath dhie

2 lugë gjelle peksimadhe

Piper i kuq

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht lajmë dhe pastrojmë patëllxhanët nga bishtat dhe i presim ato në dysh, horizonyalisht. I gërryejmë nga brenda me një lugë të vogël dhe tulin e tyre e vendosim në një enë me kripë, po ashtu edhe gjysmat e patëllxhanëve. Qepën e rpesim në fije të holla si për sallatë . Dy domate i pastrojmë nga farat dhe tulin e presimnë kubikë. Një domate e ruajmë për dekor. Djathim e thërrmojmë , hudhrat i presim në copëza të vogla. Në një tigan vendosim 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën e hudhrën deri sa ato të zbuten plotësisht. Shtojmë në të tulin e patëllxhanëve të prerë në kubikë të vegjël, salcën e specit, piperin, domaten, 1 degë rozmarinë, djathin, kripën e piperin e zi dhe i përziejmë sëbashku. Shtojmë 2 lugë gjelle peksimadhe dhe gjysmën e arrive të copëtuara. Lyejmë një tavë me vaj ulliri, vendosim në të gjysmat e patëllxhaneve dhe i mbushim boshllëqet që gërryem me lugë m kimën e përgatitur. I spërkatim të gjithë patëllxhanët e mbushur me arrat që mbetën. Domaten e fundit e presim në shirita dhe i vendosim ato mbi patëllxhanët që të mos thahen. Spërkatim në fund patëllxhanët me 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200ºC për 40 minuta.