Receta e ditës - Patëllxhanë me salcë e parmixhan dhe njoki me bizele e vezë / Pjesa e dytë

15 Korrik 2019, 12:20

Receta e dytë: Njoki me bizele dhe vezë

Përbërësit:

500 gr njoki

200 gr bizele

200 gr rukola

30 gr gjalp

1/2 qepë

200 ml pana gatimi

100 ml ujë nga zierja e njokit

30 gr parmixhan i grirë

1 vezë për racion

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Vendosim vezët për të zier 7 minuta. Në një tigan të thellë me 1 lugë gjelle gjalp kaurdisim qepën të prerë në fije. Shtojmë kripë e piper të zi dhe e lëmë deri sa të zbutet. Shtojmë njokit, bizelet dhe i lëmë të ziejnë deri sa njokit të ngrihen në sipërfaqe të ujit. Shtojmë rukolën të pastruar dhe të prerë vrazhdë dhe e lëmë të ziejë për 1 minutë. I kullojmë dhe i lëmë mënjanë. Ndërkohë që qepa është zbutur mirë, shtojmë kremin pana, gjysmë gote uji nga lëngu i zierjes së njokit, parmixhanin e grirë dhe i përziejmë mirë. Tek kjo salcë që gatuam shtojmë njokit me bizele e rukola dhe i përziejmë për 1 minutë. Menjëherë i shërbejmë të ngrohta duke vendosur një vezë të zier në mes të pjatës.