Receta e parë: Petë misri me presh
Përbërësit:
800 gr presh
500 gr miell misri
1 lugë çaji pluhur pjekës
3 kokrra vezë
500 ml qumësht
400 ml kos
200 gr djath i bardhë
100 ml vaj ulliri
Kripë
Përgatitja:
Lajmë , pastrojmë preshët dhe i presim ata hollë. I vendosim në tigan me kapak në temperaturë nën mesatare që të zbuten pak. . shtojmë 3 lugë gjelle vaj dhe i kaurdisim duke mos lejuar të marrin ngjyrë , duke i shtuar nga pak ujë. I largojmë nga zjarri dhe i lëmë të ftohen.Në një tas të madh vendosim miellin me pluhurin pjekës(ose një majë luge sodë buke). Bëjmë një gropë në mes të miellit dhe shtojmë preshët me qumështin e ngrohtë. I trazojmë pak dhe shtojmë vezët, kripën, vajin, kosin, djathin e copëtuar dhe i përziejmë mirë me lugë druri. E hedhim brumin në tepsinë e lyer me vaj. Nivelojmë brumin në të gjithë sipërfaqen e tavës dhe e spërkatim me pak vaj. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 220ºc për 30 minuta.