Receta e ditës - Pilaf bullguri me mish qengji dhe ëmbëlsira për fëmijë e vezë të mbushura / Pjesa e parë

24 Dhjetor 2018, 07:35

Receta e parë: Pilaf bullguri me mish qengji

Përgatitja:

1 gotë bullgur extra i trashë

1 lugë gjelle vaj ulliri

4 kumbulla të thata

6 qepë të vogla

100 tul qengji

1/2 spec i kuq 1 lk gjalpë

1 lugë çaji kripë

2 gota ujë i nxehtë

Përgatitja:

Vendoseni vajin e ullirit dhe gjalpin në një enë të gjerë dhe të cekët. Kur të shkrihet, shtoni qepët. Skuqeni për 1-2 minuta në ngrohje të ulët. Shtoni specin e kuqe të copëtuar në kubikë.

Shtoni  mishin gjysmë të zier dhe piqeni për 2 minuta. Shtoni bullgurin, kripë dhe ujë të nxehtë. ( nëse dëshironi mund të shtoni edhe piper të zi).Lëreni të gatuhetpër 15 minuta derisa bullguri të ketë thithu pothuajse të gjithë ujin. Më pas lëreni të pushojë bullgurin për 20 minuta dhe servirni.