Receta e dytë: Rizoto me spinaq dhe shegë.
Përbërësit:
320 gr oriz
20 gr gjalp
2 lugë gjelle vaj ulliri
100 ml verë e bardhë
350 gr spinaq
1-2 shegë (kokrra)
100 ml pana
1 litër buljon perimesh
Kripë dhe piper i zi.
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin me gjysmën e gjalpit dhe shtojmë orizin. E kaurdisim mirë deri sa kokrra e orizit fillon dhe zverdhet. E shuajmë me verë dhe sapo të avullojë alkooli fillojmë të shtojmë pak nga pak lëngun e perimeve apo ujë sipas dëshirës. Pasi orizi e përthith ujin shtojmë përsëri dhe kështu do të vazhdojmë derisa orizi të përthithë përsëri lëngun e shtuar. Mesatarisht për 320 gr oriz duhet një litër lëng perimesh ujë. Në fund kur të kemi mbaruar punë me lëngun , shtojmë gjysmën e gjalpit dhe spinaqin . E trazojmë me kujdes dhe e largojmë nga zjarri. Shtojmë pana, e trazojmë, shtojmë edhe kokrrat e shegëve , i trazojmë me kujdes dhe menjëherë e shërbejmë duke e dekoruar pjatën me shegë.