Receta e ditës - Polentë me kërpudha e domate dhe Thjerrëza me perime / Pjesa e dytë

26 Shkurt 2019, 15:15

Receta e dytë: Thjerrëza me perime

Përbërësit:

200 gr thjerrëza

200 gr patate

 100 gr karrota

100 gr selino

100 gr presh

1 litër lëng perimesh

 1 lgj gjalp

3 lgj uthull e bardhë

Kripë, piper i zi, majdanoz

300 gr suxhuk

Përgatitja:

Fillimisht shpëlajmë thjerrëzat, më pas i vendosim në tenxhere ku shtojmë 500 ml lëng perimesh dhe i lemë thjerrëzat të ziejnë për 20-25 minuta në temperaturë nën mesatare.Ndërkohë lajmë qërojmë perimet dhe i presim në feta të holla me trashësi 0.5 cm. Presim fetat në shkopinj dhe më pas në kubikë shumë të vegjël.Në një tenxhere tjetër vendosim 1 lugë gjalpë, sapo gjalpi të shkrijë shtojmë të gjitha perimet dhe i kaurdisim për 2 minuta. Shtojmë më pas lëngun e mishit ose të perimeve baraz me nivelin e perimeve dhe i lemë ato të ziejnë për 5 minuta. Shtojmë 2 lugë majdanoz të grirë dhe në fund shtojmë thjerrëzat së bashku me 2-3 lugë uthull të bardhë. Supa duhet të jetë e plotë jo e hollë, sipas dëshirës mund t’i vendosni brenda dhe feta apo copa sallami të thatë.