Receta e ditës - Pulë me brokoli dhe oriz dhe sallatë me patate / Pjesa e dytë

14 Dhjetor 2018, 08:00

Receta e dytë: Sallatë me patate

Përbërësit:

300 - 400 gr patate

2 qepë të kuqe

1/2 tufë sallatë marule

Pak sallatë radikio

100 gr gorgonzola

Dresing:

4 -5 lugë gjelle uthull balsamike

1 lgj mustardë

1 lk mjaltë

2 lgj vaj ulliri

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Vendosim patatet për të zier në ujë me kripë për 25 minuta. Patatet mund ti prisni në feta, copa, ose mund ti shtypni pak  dhe ti vendosni në një tas ku do të shtojmë qepën e prerë në kubikë të vegjël. I përziejmë së bashku me patatet.

Presim marulen e larë dhe radikion në copa , e trazojmë me sallatën valeriane , pra mix sallatash. I përziejmë me patatet dhe i vendosim në një pjatë. I spërkatim me vaj dhe uthull balsamic, kripë e vaj. Në fund i thërrmojmë dhe djathin gorgonzola dhe e shërbejmë.