Receta e ditës - Pulë me patate në furrë dhe krem me luleshtrydhe në gotë / Pjesa e dytë

22 Nëntor 2018, 09:24

Receta e dytë: Krem me luleshtrydhe në gotë

Përbërësit:

100 gr biskota

40 gr gjalp

2 lugë gjelle qumësht

400 gr luleshtrydhe

80 gr sheqer

200 gr krem djathi

250 gr salcë kosi

150 gr pana ëmbëlsire

1 lugë gjelle lëng limoni

Lëkurë limoni

Përgatitja:

Fillimisht në një tigan shkrijmë gjalpin. Shtojmë në të 2 lugë gjelle qumësht e biskotat e thërrmuara dhe i kaurdisim deri sa biskotat të bëhen krokante dhe të theken mirë.

Në një tas rrahim panën deri sat ë marrë formë të ngurtë. Vendosim kremin e djathit në një tas, shtojmë në të lëng dhe lëkurë limoni. E trazojmë kremin e djathit me salcën e kosit. Shtojmë në të 1 lugë e gjysmë sheqer, i trazojmë së bashku dhe më pas shtojmë gradualisht panën e rrahur dhe i trazojmë me tel dore duke formuar një krem të lidhur. ( mund ta aromatizojmë me pak sheqer vanilje nëse dëshironi).