Receta e ditës - Pulë me petë dhe Ëmbëlsirë e ftohtë me banane dhe çokollatë/ Pjesa e dytë

12 Korrik 2019, 13:46

Receta e dytë: Ëmbëlsirë e ftohtë me banane dhe çokollatë

Përbërësit:

700 ml qumësht

2 puding vanilje

2 lgj sheqer

350 gr biskota

300 ml pana e ëmbël

3-4 banane

100 gr çokollatë

Përgatitja:

Përziejmë qumështin me pudding, sheqer dhe e vendosim në zjarr duke e trazuar vazhdimisht deri sa masa të trashet dhe të valojë. E largojmë dhe duke e mbuluar me qese e lëmë të ftohet plotësisht. Vendosim biskotat në një qese dhe me ndihmën e një roloni i shtypim ato por jo që ti kthejmë në miell. Rrahim panën me rrahësen e vezëve deri sa ajo të ngurtësohet. Më pas shtojmë pudingun të ftohtë dhe e përziejmë mirë. Ndajmë kremin e bashkuar në dy tasa të barabartë dhe gjysmën e përziejmë me ¾ e biskotave. Shtrojmë si bazë kremin e trazuar me biskota. Mbi bazë vendosim feta banane në të gjithë sipërfaqen. Mbulojmë bananet me kremin që veçuam dhe e nivelojmë mirë mbi gjithë sipërfaqen. Në fund spërkatim sipër ëmbëlsirën me biskotat e thërrmuara dhe me çokollatën lot. E vendosim tepsinë në frigorifer për 2 orë dhe para se ta shërbejmë mund të vendosim përsëri copa banana.