Receta e ditës - Recetë për mëngjes dhe supë bizelesh me gjoks pule / Pjesa e parë

6 Mars 2019, 09:11

Receta e parë: Recetë për mëngjes

Përbërësit:

5-6 feta bukë

400 ml qumësht

100 gr pançetë

4 qepë të njoma

1 lgj gjalp

4 kokrra vezë

300 gr proshutë

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Fillimisht presim bukën në kubikë të vegjël, e vendosim në një tas dhe shtojmë pak kripë e më pas e zbutim me qumësht dhe e lëmë mënjanë që buka të zbutet.

Në një tigan vendosim pançetën në kubikë dhe e kaurdisim sat ë shkrijë pak. Shtojmë qepët e njoma ( vetëm pjesën e bardhë) të prera në unaza të holla. I kaurdisim së bashku me proshutën e prerë në kubikë dhe i trazojmë së bashku pasi kemi shtuar pak gjalp.

Ndërkohë bishtat e qepëve i preism hollë dhe i shtojmë tek tasi me bukë. Shtojmë 4 vezë të plota dhe i përziejmë mirë me dorë. Shtojmë edhe qepët dhe proshutat e kaurdisura dhe i përziejëm mirë. Më pas e shtrojmë në një tavë buke, e ngjeshim atë me ndihmën e një luge dhe pasi ta mbulojmë me leëtër alumini vendosim tavën në furrë në temperaturën 190-200ºC për 45-50 minuta.