Receta e ditës - Salmon me patate në furrë dhe ëmbëlsirë në gotë me luleshtrydhe / Pjesa e parë

11 Shkurt 2020, 12:48

Salmon me patate në furrë

Përbërësit:

3-4 patate

1 spec i kuq

2 feta salmon (500-600 gr)

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Rozmarinë

1 lugë gjelle bukë e thekur e grirë

1 lugë gjelle parmixhan

Përgatitja:

Pastrojmë salmonin nga halat dhe lëkura dhe e presim në kubikë. Qërojmë patatet dhe I presim ato në feta rrumbullake. Në një tenxhere me ujë të valuar me kripë, ziejmë patatet për 3 minuta. I kullojmë dhe I vendosim në një tas dhe shtojmë në të 2-3 lugë gjelle vaj ulliri, kripë dhe rozmarinë.

Në një tavë të lyer me vaj shtojmë 2 shtresa patate, mbi patate shpërndajmë salmonin dhe specin e kuq të prerë në kubikë të vegjël. Sipërfaqen me spec dhe peshk e mbulojmë me 2 shtresa të tjera me patate. Përziejmë një lugë me bukë të thekur me 1 lugë gjelle parmixhan të grirë dhe spërkatim patatet me të. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 40 minuta.