Receta e ditës - Sardele me domate e majdanoz në furrë dhe supë peshku me perime / Pjesa e dytë

5 Nëntor 2018, 06:55 | Përditesimi i fundit: 2018-11-06 15:14:06

Receta e dytë: Supë peshku me perime

Përbërësit:

500 gr peshk

1 kokërr qepë

2 thelpinj hudhër

1 patate e madhe

2 karrota mesatare

100 gr selino

100 ml verë e bardhë

2 domate

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle gjalp

1 gjethe dafine

Kripë dhe piper i zi

1 limon

Majdanoz

Përgatitja:

Fillimisht lajmë mirë peshkun, e presim në copa dhe e vendosim në tenxhere duke shtuar në të 1,2 litër ujë, disa kokrra piper të zi, pak lëng limoni , pak kripë dhe 100 ml verë të bardhë. E lëmë peshkun të ziejë deri sa tuli të shkëputet nga halat.

Në një tenxhere tjetër, shkrijmë 1 lugë gjelle gjalp, shtojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën e grirë shumë imët. Më pas shtojmë karrotat dhe rrënjën e selinosë të prerë në kubikë të vegjël. I kaurdisim së bashku për 2 minuta duke shtuar më pas hudhrat dhe domatet (pa lëkurë) të prera edhe ato në kubikë të vegjël.

Kullojmë lëngun e peshkut në sitë duke e shtuar në tenxheren me perime. Shtojmë në tenxhere patatet e prera në kubikë të vegjël , 1-2 gjethe dafine dhe e lëmë supën të ziejë për 15 minuta deri sa perimet të ziejnë plotësisht.

Ndërkohë ne pastrojmë tulin e peshklut nga lëkura dhe halat, e copëtojmë atë në copëza të vogla  dhe në 2 minutat e fundit e shtojmë në tenxheren e supës. Rregullojmë shijen e supës me kripë, piper të zi e majdanoz dhe e shërbejmë të ngrohtë.