Receta e ditës - Simite të mbushura dhe supë me lulelakër / Pjesa e dytë

15 Tetor 2018, 15:23

Receta e dytë : Supë me lulelakër

Përbërësit:

400 gr lulelakër

30 gr gjalp

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 kokërr qepë

100 gr rrënjë selinoje

1 thelb hudhër

1 lugë gjelle miell

1 litër lëng perimesh

1-2 karrota

Majdanoz

½ lëng limoni

Kripë dhe piper i bardhë.

Përgatitja:

Pastrojmë perimet , grijmë hollë qepën dhe presim rrënjën e selinosë në kubikë të vegjël me brinjë 1 cm. Vendosim tenxheren në zjarr dhe shtojmë në të gjalpin dhe vajin. Kur të tretet gjalpi, shtojmë qepën dhe e kaurdisim deri sa  ajo të zbutet dhe të bëhet transparente. Shtojmë selinonë , karrotat , i hedhim pak kripë dhe vazhdojmë me kaurdisjen deri sa perimet të zbuten . Shtypim një thelb hudhër dhe sapo ajo të mblidhet shtojmë 1 lugë gjelle miell dhe e trazojmë sa mielli të lyhet me yndyrë, më pas shtojmë lëngun e perimeve ose 2 dado perimesh. Më pas shtojmë 1 litër ujë dhe e trazojmë mirë. E lëmë supën të marrë valë, më pas shtojmë lulelakrën të ndarë në boçe të vogla dhe të shpëlarë mirë. Gjatë szierjes së lulelakrës e lëmë supën të ziejë për 10 minuta. E provojmë për shije dhe e rregullojmë me kripë, piper të bardhë e limon.