Receta e ditës - Supë e shpejtë me karrota e pule dhe bukë me djath e hudhër + tortilla me bizele / Pjesa e dytë

26 Shkurt 2019, 15:57

Receta e dytë: Bukë me djath dhe hudhër

Përbërësit:

1 bukë franxhollë

7 thelpi hudhër

125gr mozzarela

2 lgj permixhanë

1 tufë majdanoz

100 gr vaj ulliri

Kripë + Piper të zi

Përgatitja:

Fillimisht presim bukën vertikalisht jo deri në fund. E hapim me duar dhe e vendosim në tavë ku kemi shtruar një letër alumini.
Në një blender ku grijmë qepën vendosim hudhrat, majdanozin, vajin e ullirit dhe të gjithë këto i kthejmë në pure. Me këtë salcë që na u formua lyejmë komplet tulin e bukës. I bashkojmë dy pjesët e bukës, e mbështjellim bukën me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 10 minuta.
Pasi e nxjerrim bukën nga furra e hapim përsëri si më parë kur e lyem me salcë, e mbulojmë salcën me djathë mocarela, i grijmë shumë pak djath parmixhano, e pudrosim me kripë dhe piper dhe e vendosim përsëri në furrë dhe për 8 minuta të tjera.

Receta e tretë: Tortilla me bizele

Përbërësit:

75 ml qumësht

60 gr pure patate pluhur

80 gr bizele

½ tufë majdanoz

4 kokrra vezë

1 qepë e vogël

3 lgj vaj ulliri

Kripë + piper të zi

Përgatitja:

Fillimisht 75 ml qumësht dhe 75 ml ujë i kalojmë në vlim me pak kripë, më pas e largojmë enën nga zjarri dhe përziejmë purenë e patates pluhur. Bizelet i kalojmë në ujë të vluar me kripë për 3 minuta, më pas i kullojmë mirë. Rrahim më pas 4 kokrra vezë dhe i trazojmë me purenë e patates. Shtojmë më pas bizelet, kripën, piperin e zi dhe majdanozin e grirë imët. Në 2 lugë vaj ulliri kuardisim 1 kokërr qepë të grirë shumë imët, më pas shtojmë vezën e përzier me purenë dhe bizelet, ulim temperaturën nën mesatare, vendosim kapakun dhe e lemë 5 minuta. Më pas nëse dëshirojmë mund ta kalojmë dhe në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 10 minuta ose mund ta kthejmë në një pjatë dhe ta përfundojmë pjekjen nga ana tjetër në tigan.