Receta e ditës - Tartë me brokoli pa miell dhe supë krem me patate e hudhra / Pjesa e parë

6 Shkurt 2020, 15:17

Tartë me brokoli pa miell

Përbërësit:

Baza e tartës:

200 gr brokoli

200 gr patate

120 gr djathë i verdhë

Kripë dhe piper i zi

Vaj për lyerjen e tavës

 

Mbushja:

100 gr brokoli

6 kokrra vezë

60 gr djathë i verdhë

1 qepë e vogël e thatë

1 domate

2 lugë gjelle krem pana

Kripë, piper i zi, rigon

Përgatitja:

Hapi I parë për formimin e brumit të bazës: Lajmë brokolin dhe 200 gr të saj I grijmë në rende. Po ashtu qërojmë patatet dhe I grijmë në rende nga ana më e trashë e rendes dhe I bashkojmë në një tas të vetëm: Prokolin dhe pataten e grirë. Shtojmë në tas dhe 120 gr djathë të verdhë që shkrin, kripë, piper të zi dhe të gjithë këto përbërës I përziejmë mirë.

Lyejmë një tepsi me pak vaj dhe shtojmë në tepsi përbërësit që bashkuam. Nivelojmë bazën me fundin e një gotë, duke ngritur pak muret anësore të bazës së tartës me qëllim që të mbahet mbushja. Vendosim tavën në furrë për të pjekur bazën në temperaturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta.

Në një tas rrahim 6 vezë të plota.

Shtojmë te vezët 100 gr brokoli në lule boçe të vogla, 60 gr djathë të verdhë pice, 1 qepë në kubikë, domaten të prerë në kubikë, ku I kemi hedhur farat dhe lëngun, 2 lugë gjelle krem panna, kripë dhe piper I zi dhe I përziejmë mirë së bashku.

Nxjerrim tavën nga furra dhe shtojmë mbushjen  e tartës. Vendosim përsëri tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 201-25 minuta. E lëmë tavën të ftohet 15 minuta, pastaj e shërbejmë.