Receta e parë : Tartë me gjizë dhe domate
Përbërësit për brumin e një pete Brise
200 gr miell
100 gr gjalp i ftohtë
70 ml ujë
Petën Brise mund të zgjidhni edhe ta blini
Përbërësit për mbushjen
400 gr gjizë pa kripë ose (Rikota)
100 ml pana
2 kokrra vezë
40 gr parmixhan i grirë hollë
200 gr domate qershi
30 gr ullinj të zi
Borzilok
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja :
Miellin e vendosim në tavolinë. Shtojmë në të gjalpin e ftohtë të prerë në kubikë deri san a formohet një masë e thërrmuar. Shtojmë pak nga pak ujin dhe formohet një brum i plotë. E mbështjellim me celefon dhe evendosim në frigorifer për 30 minuta. Më pas e nxjerrim nga frigoriferi dhe me ndihmën e okllahisë dhe pak spërkatje me miell hapim një petë me diametër 25 cm dhe trashësi rreth 2-3mm.
Vendosim petën në një tepsi ku më parë kemi shtruar letër pjekje. E shpojmë bazën e saj me pirun me qëllim që të mos fryhet. Në një tas vendosim vezët, gjizën, panan, parmixhanon , kripën , piperin dhe borzilokun e copëtuar. I përziejmë mirë dhe e shtojmë atë në tepsinë ku kemi shtruar petën. Nivelojmë gjizën dhe pasi domateve i bëjmë një prerje kryq në majë, i vendosim ato të shpërndara në tepsi. Në hapësirat boshe vendosim disa gjysma ullinjsh. Vendosim tartën në furrë në temperaturë 200ºC për 20 minuta.