Receta e ditës - Tartë me sfoliatë e perime dhe supë me qofte erzash / Pjesa e dytë

29 Mars 2019, 09:09

Receta e dytë: Supë me qofte erzash

Përbërësit:

½ gotë qumësht (100 ml)

½ gotë ujë (100 ml)

Kripë dhe arrë moskat

1 lugë supe gjalp

80 gr miell

1 tufë erza jeshile mix

1 kokërr vezë

1 l lëng pule

Përgatitja:

Në një enë hedhim qumështin, ujin, kripën, piperin dhe arrën moskat e gjalpin. I lëmë në zjarr deri sa të marrë valë.

Hedhim miellin dhe e trazojmë vazhdimisht deri sat ë trashet plotësisht për 1-2 minuta. Lajmë, thajmë erzat dhe i grijmë ato imët. Gjysmën e erzave e bashkojmë me brumin dhe vezët dhe vazhdojmë të punojmë atë deri sa përbërësit të bashkohen mirë.

Formojmë qofte të vogla.

Vendosim lëngun e pulës të ziejë dhe shtojmë në të qoftet me erza duke i lënë të ziejnë për 10 minuta. Në 2c minutat e fundit shtojmë erzat e freskëta dhe e shërbejmë menjëherë.