Receta e ditës - Tartë me spinaq e djathë dhe kërpuidha me mustardë / Pjesa e parë

7 Shkurt 2019, 16:11

Receta e parë: Tartë me spinaq dhe djath

Përbërësit:

300 gr miell

170 gr gjalp i ftohtë

1 lk kripë

4-6 lgj ujë të ftohtë

Mbushja:

500 gr spinaq

1 qepë e verdhë

1 qepë e kuqe

2 thelpinj hudhër

3 kokrra vezë

200 ml pana

150 gr djath pice

100 gr gorgonxola

¼ lç kripë

Piper i zi

Arrë moskat

Gjalp dhe vaj për tiganisje

Përgatitja:

Në një mixer vendosni miellin, gjalpin, kripën dhe punojini në të ( dhe me duar në tavolinën e punës) deri sa mielli dhe gjalpi kthehet në thërrime. Shtojmë gradualisht ujin dhe do të na formohet një brumë i lidhur. Nuk e ngjeshim shumë, por derisa të na lidhet brumi, e mbështjellim me celefon dhe e vendosim në frigorifer në fresk të pushojë për 30 minuta.

Ndërkohë në një tigan shtojmë 1 lugë gjelle gjalp, vendosim qepët e grira imët dhe i kaurdisim mirë. Shtojmë hudhrat e grira, spinaqin e grirë dhe i trazojmë për 2-3 minuta derisa spinaqi të ulë volumin. Shtojmë kripë, piper, arrë moskat dhe e vendosim në kullesë që të kullojë lëngu që ndodhet në tigan.

Në një tas përziejmë vezët e plota me pana, pak kripë dhe arrë moskat.

Hapim petën e trashë me një diametër 24-25 cm. e vendosim atë mbi një tavë, presim anët dhe e shpojmë në të gjithë sipërfaqen me pirun. Vendosim një letër pjekje dhe mbi të shpërndajmë fasule apo oriz dhe e pjekim petën për 10-15 minuta. Largojmë fasulet apo orzizin dhe letrën dhe e vendosim përsëri sat ë marrë një ngjyrë të verdhë.

Shtrojmë mbi bazën e tartës spinaqin e gatuar dhe e shpërndajmë mirë në të gjithë sipërfaqen. Mbi spinaq shpërndajmë djath pice, mbi djathin e picës shpërndajmë djathin gorgonzola të copëtuar. Mbi të gjithë sipërfaqen shpërndajmë vezën me panën. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180ºC për 35 minuta.