Receta e ditës - Tartë me spinaq, supë me mish të grirë e kos dhe ëmbëlsirë e shpejt me krem dhe biskota / Pjesa e dytë

19 Shtator 2018, 09:04

Receta e dytë: Supë me mish të grirë dhe kos

Përbërësit:

1 kokërr qepë

200 gr mish i grirë

1 karrotë

2 lugë gjelle miell

1 gotë kos

1 vezë

2 lugë gjelle gjalp

Majdanoz

Nenexhik

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Qepën të grirë shumë imët e kaurdisim me 1 lugë gjalp deri sa të zbutet. Shtojmë mishin dhe e kaurdisim herë pas here deri sa mishi të thërrmohet dhe të zverdhet pak. Më pas shtojmë pak kripë, majdanozin e grirë , nenexhikun, karrotën e prerë në kubikë të vegjël bashkë me 1 litër ujë dhe e lëmë supën të ziejë për 10 minuta.

Ndërkohë në një tas rrahim vezën me pak miell dhe kos dhe e përziejmë deri sa kosi bëhet një masë kremoze. Shtojmë tek supa 1 gotë ujë të ftohtë me qëllim që të ulet temperatura . Shtojmë kosin me vezë , e trazojmë ngadalë duke e lënë që supa të marrë një valë lehtë.

 Nëse dëshironi , në pjatë mund ti hidhni edhe pak lëng limoni.

Receta e tretë: Ëmbëlsirë e lehtë me biskota dhe krem

Përbërësit:

3 lugë çaji neskafe

3 lugë çaji sheqer

150 ml ujë

600 ml qumësht

Lëkurë limoni

100 gr biskota pa yndyrë

2 kokrra vezë + 1 e verdhë

4 lugë gjelle sheqer

4 lugë gjelle miell

50 gr lajthi të pjekura

50 gr çokollatë fondente

Përgatitja:

Fillimisht vendosim 150 ml kafe duke shtuar në ujë kafen dhe sheqerin. Sapo kafja të vlojë, e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

Vendosim në tepsi një shtresë më biskota. Më pas i zbusim biskotat me disa lugë gjelle kafe të ftohtë.

Ndërkohë në një tenxhere të thellë vendosim qumështin të ngrohet duke shtuar në të një fetë limoni. Në një tenxhere tjetër vendosim 2 kokrra vezë të plota dhe 4 lugë gjelle sheqer dhe i trazojmë me tel vezësh. Shtojmë dhe 4 lugë miell dhe e përziejmë miellin së bashku me vezët dhe sheqerin deri sa të formohet një masë në trajtën e një salce.

Largojmë lëkurën e limonit nga qumështi dhe më pas e shtojmë qumështin ngadalë në tenxheren me vezët e përziera me sheqer dhe miell. E trazojmë ngadalë duke e vendosur në zjarr të ziejë për 3-4 minuta, më pas e lëmë t’i bjerë pak vala.

Mbushim tepsinë ku kemi vendosur biskotat, e vendosim më pas tepsinë në figorifer për 1-2 orë .Para se ti shërbejmë i spërkasim me lajthi të pjekura dhe të grira hollë dhe me copëza çokollate të grirë hollë.

Programe të tjera