Receta e ditës - Tavë kosi me pulë dhe hudhra dhe sallatë me kungull të njomë e karrota / Pjesa e dytë

28 Nëntor 2018, 13:49

Receta e dytë: Sallatë me kungull të njomë dhe karrota

Përbërësit:

400 gr kungull të njomë

 200 gr karrota

 100 gr kastravec

 150 gr rrepa të kuqe

 1 qepë e kuqe

 Kripë, piper i zi

 2 lgj uthull molle

 4 lgj vaj ulliri

 2 petë pjedini

Përgatitja:

Pasi t‘i kemi larë të gjitha perimet i grijmë në rende trashë. Në një tas të vogël përgatisim salcën marinuese duke trazuar uthullën me vaj ulliri, kripë dhe piper dhe më pas e shtojmë tek perimet.

Në një tigan pa yndyrë pjekim një petë tortilla, më pas e presim në copa katrore dhe vendosim mbi çdo copë nga një lugë sallatë të freskët.