Receta e ditës - Tavë me çur dhe qepë/Sallatë me thjerrëza dhe panxhar/Brusketa me avokado dhe karkaleca / Pjesa e dytë

8 Janar 2019, 08:27

Receta e dytë: Sallatë me thjerrëza dhe panxhar

Përbërësit:

100 gr thjerrëza

2 gjethe dafine

2 degë trumëz

2 panxhar (të zier)

Djath i bardhë

Arra, fara luledielli etj

Salca (dresing)

1 lç mustardë

2 lugë mjalt

2 lgj uthull balsamike

3 lgj vaj ulliri

Një majë kumin

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Shpëlajmë dhe vendosim thjerrëzat për të zier 25 minuta në temperaturë mesatare duke vendosur brenda në tenxhere 1-2 gjethe dafine dhe trumzë. I lëmë të ziejnë aldente duke i zier në temperaturë mesatare. Pas zierjes i kalojmë në ujë të ftohtë. Bashkojmë të gjithë përbërësit e salcës, e rrahim fort deri sa ajo të marrë formë kremoze. Presim panxharin në feta ose kubikë dhe i përziejmë në thjerrëzat dhe salcën. I vendosim brenda në sallatë ose anash feta djathi të bardhë. E spërkatim sallatën me arra.