Receta e dytë : Rizoto me limon
Përbërësit:
240 gr oriz
1-2 kokrra limon
½ gotë verë e bardhë
1 qepë e vogël
Lëng perimesh
1 tufë majdanoz
Vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi
Lëngu i perimeve:
1 qepë
1 karrotë
1 domate
100 gr rrënjë selinoje
Përgatitja:
Fillimisht në një tenxhere me ujë vendosim perimet për lëngun e perimeve dhe i lemë të ziejnë.
Në një tigan me 2 lugë vaj ulliri kaurdisim orizin. Ndërkohë në një tigan tjetër, pasi të kemi grirë qepën shumë imët e kaurdisim atë me pak vaj ulliri. Më pas e shuajmë qepën me verë të bardhë. Paralel trazojmë orizin derisa kokrra të bëhet pak transparente, shtojmë lëng perimesh pak nga pak dhe e lemë të ziejë duke e trazuar vazhdimisht dhe duke shtuar përsëri lëng. Kështu vazhdojmë për 20 minuta.
Gjatë kësaj kohe shtrydhim 1 limon nëse është i thartë, përdorim 2 limonë nëse vijnë pak të ëmbël.
Shtojmë tek orizi gjatë zierjes së tij qepën të shuar me verë dhe lëngun e limonit. Fillimisht e rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e lemë derisa orizi të ziejë por të jetë pak i lëngshëm. Në fund shtojmë 1 lugë gjalpë dhe më pas përgatisim një pesto me majdanoz të cilën e realizojmë duke vendosur në një blender majdanoz, vaj ulliri, lëng limoni dhe kripë.
Servirim orizin në pjatë, e dekorojmë me disa pika pesto majdanozi, grijmë hollë pak lëkurë limoni dhe e spërkasim me pak piper të zi të freskët.