Receta e dytë: Supë dimri
Përbërësit:
300 gr karrota
1 kokërr qepë
1/n lugë kafe sheqer
1 litër ujë
2 dado perimesh ose mishi
100 gr makarona
300 gr spinaq
250 gr mish
2 lugë gjelle gjalp
Kripë dhe piper i zi
Qoftet:
300 gr mish
50 gr sallam parizier
1 qepë
1vezë
Rigon
2 lugë gjelle peksimadhe
Piper i kuq
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht në një tas përziejmë mishin e grirë, sallamin parizier të grirë apo të copëtuar, gjysmën e qepës, kripë e piper të zi, pak piper të kuq, vezët , rigonin dhe peksimadhet. Përziejmë mirë brumin dhe e lëmë të pushojë për 20 minuta në një tas. Më pas formojmë qoftet jo shumë të mëdha. I pudrosim me pak miell dhe i japim qofteve një skuqje shumë të lehtë.
Shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim gjysmën e qepës që teproi. Kur qepa të jetë bërë transparente shtojmë sheqerin dhe e kaurdisim deri sa qepa të karamelizohet. Shtojmë ujin, 2 dado perimesh ose mishi, makaronat dhe karrotat e prera në unaza të holla. Shtojmë qoftet dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta. Më pas shtojmë misrat, lëmë spinaqin të ziejë për 2 minuta dhe më pas e shërbejmë.