Receta e ditës - Tespishte ( Embëlsire Kosove ) dhe supë dimri / Pjesa e parë

31 Tetor 2018, 14:01

Receta e parë:Tespishte

Përbërësit:

300 gr gjalp

300 ml qumësht

450 gr miell

3 vezë

Shërbeti:

800 gr sheqer

550 ml ujë

2 feta limon

Vanilje

Vendosim qumështin në tenxhere, e ngrohim atë dhe shtojmë gjalpin duke e lënë qumështin të kalojë në vlim. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë një majë luge sodë buke. Shtojmë gradualisht gjysmën e miellit dhe e trazojmë miellin me lugë druri deri sa të na formohet brumë. E vendosim tencheren në zjarr dhe e pjekim brumin njësoj si hallvë deri sa brumi shkëputet nga luga. E largojmë brumin dhe e vendosim në një tas tjetër. Shtojmë vezët një nga një dhe e punojmë brumin mirë. E vendosim brumin në tepsi dhe më pas e presim atë në feta bakllavaje. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 200ºC për 30 minuta.

Në tenxhere vendosim sheqer, ujë, 3 feta limon. Vendosim tenxheren në zjarr dhe e lëmë shërbetin të ziejë 5-7 minuta nga momenti i zierjes. Tespishtja duhet të jetë e vakët kur të shtojmë shërbetin.