Receta e ditës - Tortë me arrë kokosi dhe fileto pule me bizele / Pjesa e parë

24 Janar 2019, 15:26

Receta e parë: Tortë me arre kokosi

Përbërësit:

3 kokrra vezë

180 gr sheqer

80 ml vaj misri

100 ml qumësht

220 gr arrë kokosi

180-200 gr miell

1 lç pluhur pjekës

Pak kripë

½ kuti qumësht i kondensuar

Përgatitja:

Vendosim në tas vezët me sheqerin dhe i rrahim me mikser derisa sheqeri të shkrijë dhe volumi i vezëve të shtohet. Shtojmë vajin, i përziejmë e më pas qumështin dhe arrën e kokosit. I përziejmë mirë të gjithë këta përbërës dhe më pas shtojmë gradualisht miellin e përzier me pluhurin pjekës. Pasi t’a kemi trazuar mirë brumin shtojmë pak kripë dhe vazhdojmë përzierjen me një spatull ose lugë druri.

Vendosim brumin në një tepsi (të lyer me pak gjalpë dhe pudrosur me miell) dhe e vemë në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.

Në fund pasi e nxjerrim kekun nga furra e lyejmë me qumësht të kondensuar me ndihmën e një furçe dhe e pudrosim me arrë kokosi.